Nokia 1616 - Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë

background image

Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë

Ky telefon është krijuar për t'u përdorur me BL-5CB baterinë.
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të

hiqni baterinë.

1 Vendosni gishtin tuaj në thellimin në fund të pajisjes dhe ngrejeni si dhe hapeni me

kujdes kapakun e pasmë (1).

2 Ngrijeni baterinë dhe hiqeni atë (2).

3 Vendosni kartën SIM (3). Sigurohuni që sipërfaqja e kontaktit të jetë e kthyer

përmbys dhe cepi i prerë pjerrët i kartës SIM të jetë i kthyer nga fundi i pajisjes.

4 Rivendoseni baterinë (4) dhe kapakun e pasmë (5, 6, 7).