Informacion i përgjithshëm
Rreth pajisjes suaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e
miratuar për përdorim në Rrjetet EGSM 900 dhe 1800 MHz. Për
më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin
tuaj të shërbimit.
Paralajmërim:
Për të përdorur çfarëdolloj funksioni të kësaj pajisjeje, përveç
ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni
pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë
ndërhyrje ose rrezik.
Gjatë përdorimit të kësaj pajisjeje, bindjuni të gjitha ligjeve
dhe respektoni të gjitha zakonet vendore, ruajtjen e
fshehtësisë dhe të drejtat e ligjshme të të tjerëve, duke
përfshirë edhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të
autorit mund të parandalojë që disa imazhe, melodi dhe
përmbajtje të tjera të kopjohen, të modifikohen ose të
transferohen.
Bëni kopje rezervë ose mbani një shënim me shkrim për të
gjithë informacionin e rëndësishëm të ruajtur në pajisjen
tuaj.
Gjatë lidhjes me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e saj
të përdorimit për udhëzime të hollësishme rreth sigurisë. Mos
lidhni produkte që nuk përputhen.
Figurat në këtë udhëzues mund të ndryshojnë nga ekrani i
kësaj pajisjeje.
Shërbimet e rrjetit
Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një
ofrues shërbimi celular. Disa funksione nuk disponohen në të
gjitha rrjetet; funksione të tjera mund të kërkojnë që të bëni
marrëveshje të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit për
përdorimin e tyre. Shërbimet e rrjetit përfshijnë
transmetimin e të dhënave. Pyesni ofruesin tuaj të shërbimit
për hollësi rreth çmimeve të rrjetit në vendlindjen tuaj ose
kur bëni roaming në rrjete të tjera. Ofruesi juaj i shërbimit
mund t’ju shpjegojë se çfarë tarifash do të aplikojë.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në
pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos
aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto
funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja
juaj mund të ketë edhe elemente të përshtatura të tilla si
emrat e menyve, renditjen e menyve dhe ikonat.
Mbështetja
Kur doni të mësoni më shumë se si ta përdorni produktin tuaj
ose kur nuk jeni të sigurtë se si duhet të funksionojë pajisja
juaj, shikoni udhëzuesin e përdorimit ose shikoni faqet për
mbështetjen në www.nokia.com/support; ose sajtin në rrjetë
të Nokia-s për vendin tuaj; ose me një pajisje celulare,
www.nokia.mobi/support.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, veproni si më poshtë:
•
Riniseni pajisjen: fikeni pajisjen dhe hiqeni baterinë.
Pas rreth një minute, rivendoseni baterinë dhe ndizeni
pajisjen.
•
Riktheni cilësimet fillestare të fabrikës siç shpjegohet
në udhëzuesin e përdorimit.
Nëse problemi mbetet i pazgjidhur, kontaktoni me Nokian
për opsionet e riparimit. Shikoni www.nokia.com/repair.
Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave të pajisjes suaj,
para se ta dërgoni pajisjen për riparim.