Nokia 1616 - Informacioni për vërtetimin (SAR)

background image

Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për

ekspozimin ndaj valëve të radios.

Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe

radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin

e ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga

orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga

organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë

e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë

personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja

shëndetësore.

Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një

njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose

SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është

2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind.

Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione

standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në

Informacione sigurie shtesë 13

background image

nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha

zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një

pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë se vlera

maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar

vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon

në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis

jush dhe stacionit bazë të rrjetit.

Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për

përdorimin e pajisjes në vesh është 1,16 W/kg.

Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si

rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund

të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit

dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për

SAR-in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën

www.nokia.com.

14 Informacione sigurie shtesë

background image

DEKLARATA E KONFORMITETIT

Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky

produkt RH-125 është në përputhje me kërkesat themelore

dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një

kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në

adresën http://www.nokia.com/phones/

declaration_of_conformity/.

© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nokia, Nokia Connecting People, dhe Navi janë marka ose

marka të regjistruara të Korporatës së Nokias. Melodia e

Nokia-s është shenjë zanore e Korporatës Nokia. Produktet

dhe emrat e kompanive të tjera të përmendura këtu mund të

jenë marka të pronarëve të tyre përkatës.

Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e

një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në

çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s.

Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia

rezervon të drejtën që të bëjë ndryshime dhe përmirësime në

çdo produkt që përshkruhet në këtë dokument, pa njoftim

paraprak.

NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA

OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST

PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE

OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM,

RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.

PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME

PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK

JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR,

DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E

NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË

PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË,

RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI.

NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT OSE

TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.

Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve

si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të ndryshojë

sipas rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për

hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës. Kjo

pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe

që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-

ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto rregulla

në kundërshtim me ligjin.

15

/Botimi 1 SQ