Nokia 1616 - Riciklimi

background image

Riciklimi
Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura,

bateritë dhe materialet e paketimit në pika grumbullimi të

posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e

hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin

e materialeve. Për informacion mjedisor rreth produktit si

dhe mënyrën e riciklimit të produkteve tuaja Nokia,

kontrolloni te www.nokia.com/werecycle ose nokia.mobi/

werecycle.

Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj,

në bateri, në udhëzues ose në paketim, ju kujton se të gjitha

produktet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe

akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë

grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit. Kjo kërkesë vlen për

Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte ashtu si

mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për më tepër

informacion rreth mjedisit, shikoni Eco-Deklaratat e

produktit në www.nokia.com/environment.