Thirrjet
Për të kryer një thirrje, futni numrin e telefonit duke përfshirë, nëse nevojitet, kodin e
shtetit dhe kodin e zonës dhe shtypni butonin e thirrjes. Për t'iu përgjigjur një thirrjeje,
shtypni butonin e thirrjes. Për ta përfunduar ose refuzuar një thirrje, shtypni butonin e
përfundimit.
Për të përdorur altoparlantin ose receptorin gjatë një thirrjeje, zgjidhni
Altopar.
ose
Pa duar
. Për të rregulluar volumin gjatë një thirrjeje, lëvizni majtas ose djathtas.
Kur volumi është i lartë, mos e mbani pajisjen afër veshit tuaj.